HomeSociale

Bali bën super ofertë për këdo që zhvendoset aty dhe punon nga shtëpia

Njerëzve që punojnë nga shtëpia u ofrohet mundësia të lëvizin në Indonezi dhe të jetojnë e punojnë pa taksa, falë një nisme të re të qeverisë. Qeveria e Indonezisë ka njoftuar se do të lëshojë ‘vizë nomade dixhitale’ pesëvjeçare , e cila, shpresohet se do të sjellë më shumë se 3.5 milionë udhëtarë në vend si dhe do të krijojë deri në një milion vende pune për indonezianët.

Viza e propozuar do të thotë që punëtorët mund të jetojnë në cilindo nga ishujt e Indonezisë, përfshirë Balin, dhe të mos paguajnë taksë, megjithëse duhet të fitojnë para nga puna që vijnë nga jashtë Indonezisë dhe ata nuk mund të hyjnë në tregun lokal të punës. Tani ka shumë njerëz që konsiderohen nomadë dixhitalë, njerëz që mund të punojnë nga kudo, për sa kohë që kanë një laptop, telefon dhe akses të mirë Wi-Fi.

Ministri i turizmit i Indonezisë, Sandiaga Uno, duke folur për South China Morning Post, tha se kjo është pjesë e planit të Indonezisë për të lëvizur në perceptimet e njerëzve nga të qenit thjesht një destinacion pushimi, në një vend ku njerëzit mund të punojnë gjithashtu.

Uno vuri në dukje se Indonezia ishte zgjedhja kryesore për 95% të punëtorëve në distancë të anketuar për vendet që do të donin të kryenin punën e tyre.

Por kjo nuk është një ide origjinale, pasi vizat nomade dixhitale janë tashmë të disponueshme në vende si Kroacia dhe Portugalia./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME