HomePolitikë

Balla: Arsyeja pse nuk e shkarkojmë Metën është se …

Ppër raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se arsyeja që nuk e shkarkojmë sot Ilir Metën është se maxhoranca beson në ndarjen e pushteteve.

“I mirëkuptoj të gjithë ata që jashtë kësaj sale, që mund të jenë të shumtë, që shprehin pakënaqësi me gjetjet e komisionit hetimor për moshkarkimin e Metës. Ndjej kënaqësi edhe për faktin që këtu në sallë ka deputetë që morën fjalën dhe thanë se komisioni i mori të keqen udhëheqësit Ilir Meta, dhe kjo është shenjë e pluralitetit politik dhe do e mbyll këtu këtë pjesë.

Së pari faleminderit komisionit Hetimor Parlamentar, ndërsa për të gjithë ata që s’e mbajnë mend ky komision është dashur të shtojë elementët e tij. Raporti sot është padyshim konfirmim I gjithë cka kemi thënë. Thuhet qartë se presidenti ka kryer shkelje: anuloi zgjedhjet 2) nuk zbatoi detyrimet kushtetuese për emërimet në kushtetuese. Presidenti zgjodhi anëtare, bashkëjetusen e një prej drejtuesve të PD si edhe nuk organizoi ceremoninë e betimit. Argumentet tona, që me ironi Murrizi tha se i kemi tradhtuar dua të them se të gjitha janë aty në raport të gjetura e të konfirmuara si shkelje dhe tregojnë se qasja e PS është e ndërtimit të shtetit ligjor ku themel ngelet parimi i ndarjes se pushteteve. Arsyeja e mosshkarkimit të Metës sot është se ne besojmë në ndarjen e pushteteve.” u shpreh Balla.

Balla tha se siç respektojmë sot Venecias edhe të enjten respektojmë një sërë vendimesh që cështjet e sistemit zgjedhor ia atribuojnë parlamenteve sovrane.

“Sic respektojmë sot Venecias edhe të enjten respektojm një sërë vendimesh që cështjet e sistemit zgjedhor ia atribuojnë parlamenteve sovrane. Edhe të enjten do respektojmë Venecian e jo Ilirin, Monikën apo Saliun.

Sipas raportit këto shkelje jo domosdoshmërisht cojnë në shkarkimin e presidentit, por vlerësojmë si të balancuar komisionin hetimor. Në të dy shkeljet veprimet e Metës o janë shoqëruar me molotov, ose me veprime të tjera antiligjore. Në të dytën, për Gjykatën Kushtetuese, Metën e kanë tradhtuar detaje të tradhtisë së tij. Ai ishte I fokusuar te bllokimi përmes procedurave kalendarike. Dhe dallimi me Presidentit dhe Kuvendit është si nata me ditën. Kuvendi i pastër në dëshirën për të plotësuar menjëherë vakancat, dhe Meta për t’i bllokuar.

Një detaj tjetër për të arritur te njerëzit që Meta ka preferuar të shkojnë në Kushtetuese, ka qenë e qëllimshme dekretimi i Besnik Muçit. Komisioni ka konstatuar shkelje dhe ka patur për detyrë të analizojë nëse janë të rënda apo jo. Komisioni ka përcaktuar rëndësinë e shkeljes dhe është bazuar në pasojat e saj. As vetë Meta s’ka pas dyshim se ka shkel Kushtetutën.” vijoi më tej Balla.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME