HomePolitikë

Balla falënderon Gjermaninë, mësoni pse

taulant-balla

Në një reagim në ‘Twitter’, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çeljen e negociatave për Shqipërisë.

Balla thekson se Shqipëria dhe Maqedonia kanë treguar përkushtim ndaj reformave të forta. Socialisti tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë – në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Balla.


TË NGJASHME