HomePolitikë

Balla fiton gjyqin me Malltezin, ç’ndosh me Fondin e Edukimit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se fondi për edukimin, një nismë e socialistëve që paratë e gjyqeve për shpifje të shkojnë për shkollat e kopshtet, u shtua sot me 3 mijë euro nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi në polici.

Në një postim në “Facebook”, shkruan se ‘Berishët u vetëdorëzuan para gjykatës italiane duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike’.

Postimi i plotë i Ballës në Facebook:

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD.

Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.


TË NGJASHME