HomePolitikë

Balla flet pas takimit: Japonia ka investuar…, konfirmimi që morëm për 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulat Balla deklaron se Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se pas Ambasadës në Tiranë, gjatë takimeve që ka zhvilluar bashkë me Kruetarin e Kuvendit Ruçi kanë morë konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë.

“Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

36e5b5e4-5f31-43fe-9442-3828b2f83592

TË NGJASHME