HomePolitikë

Balla flet për raportet e Venecias për ‘Kushtetuesen’ dhe ‘Anti-shpifjen’

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me raportin e  Komisionit të Venecias, lidhur me çështjen e ligjit  për  mediat dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Balla u shpreh se këto opinione janë shumë të rëndësishme, por Komisioni i Venecias nuk mund të vendosë kush ka të drejtë, por janë institucionet ato që vendosin.

“Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i medias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjelljen e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i  lexojme me disa fjali te shkeputura, por ne tërësine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe  as standardet.  As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne media sipas interesit nuk.i sherbejne reformes ne drejtesi. Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset mendim. Në rastin e zhbllokimit e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, iu drejtuam Komisionit  të Venecias per rekomandime dhe sqarimin e ceshtjeve qe lidhen me reformen ne drejtesi si në zbatueshmërinë e mekanizmave zhbllokues – parashikime ligjore qe konsiderojne emerimin e gjyqtarit  kushtetues te kryer automatikisht ne rast mungese veprimi brenda nje afati qe cakton ligji, nga kuvendi apo presidenti. Kemi kërkuar të sqarojme gjithashtu nese moszbatimi i ketyre mekanizmave zhbllokuese e cenon parimin se qytetaret duhet te gjykohen nga gjykata e krijuar me ligj”, tha Balla.


TË NGJASHME