HomePolitikë

Balla flet për Metën nga Kongresi i PS-së

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij Kongresin e PS-së u ka dhënë përgjigje atyre që i quajti kritikë të socialistëve sot për koalicionin me LSI-në në mandatin e parë qeverisës dhe përse e zgjodhën në krye të shtetit.

“Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se shqiptarët na shohin si e keqja më e vogël dhe ne nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës.Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë,nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.Ne bemë punë te mira në ate Koalicion dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun, si pjese e koalicionit (pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot) po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht.

Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit! Por mos e harroni qe ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI për shkak të Reformës në Drejtësi,sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet të vetëm më pas,sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës.Socialistët shqiptarë nuk pajtohen për asnjë moment me një mënyrë qeverisuri që kënaqet me pak”, tha Balla.

Balla gjithashtu u është përgjigjur akuzave të ngritura nga Presidenti Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe ndaj institucioneve kushtetuese.

“Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë. Partia Socialiste ka natyrisht përgjegjësinë dhe meritën kryesore në gjithë këtë përpjekje dhe reformim të thellë e të gjithanshëm.

Sot Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira e delikate që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, kriza e piramidave në 1997, miratimi i Kushtetutës në 1998,kontributi i pazëvendësueshëm i socialistëve në Qeveri në luftën e Kosovës përpara, gjatë dhe pas vitit 1999,beteja për transparencën e zgjedhjeve 2010-2011,

Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë.Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme!

Reforma në Drejtësi ishte dhe është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve.Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 treguan edhe se molotovi, dhuna, zjarri dhe sulmet ndaj institucioneve ishin kryekëput të organizuara dhe drejtuara nga opozita e rrugës.

Sa herë ata urdhëronin dhune, kishte molotov. Kur tërhiqeshin nga dhuna, kishte qetësi”, tha Balla.

M.H/ Gotanews


TË NGJASHME