HomePolitikë

Balla flet për negociatat, akuza PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ritheksuar nga foltorja e Kuvendit mbështetjen e padiskutueshme të Gjermanisë dhe Merkelit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke deklaruar se 26 vende të BE mendojnë se i Shqipëria i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë.

Në fjalën e sotme në Kuvend, Balla ka thënë se lidhur me vendet që nuk janë pro, vendimi nuk ka fare të bëjë me Shqipërinë. “Cfarë i shtyn ata ti thonë jo Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë, nuk është pjesë e cfarë ka bërë apo jo Shqipëria, se Shqipëria ka bërë më shumë se sa u tha një vit më parë dhe sot jemi në kushtet kur 26 vendet të BE mendojnë se vendi i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë”- tha ai.

Balla nuk e ka kursyer opozitën jashtë parlamentit për bombardimin dhe përgojimin që i bëjnë vendit jashtë, nëpër zyrat e deputeteve të PE.

120841a5-9cab-43b0-97eb-20bdef0bcedd

“ Ajo që na ndryshon nga Maqedonia nuk është cilësia e reformave, se reforma jonë në drejtësi është 10 vite para asaj që duhet të bëjë Maqedonia, por ajo që sot Maqedonia është e ndryshe është ajo që kryeministri Rama ua tha, dallimi mes klasës politike në Maqedoni dhe asaj që ne kemi në krahun e opozitës jashtë. Një deputet i djathë në PE me vuri para një vlerësim të PD që kishte bërë për Shqipërinë, ku pasi përgojonte ne, përgojonte ju që keni tradhtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në kuvend. Një parti politike që furnizon inboxet e deputetet të BE e Bundestagut me thashetheme, a thua sikur jemi në lagjet e rrethinave ku mblidhen plakat dhe bëjnë muhabet për gjithë dynjajnë. Ne duhet të jemi krenarë sot që kemi një shumicë të madhe në PE mes vendeve anëtare që janë të bindur se e meritojmë fillimin e bisedimeve”-tha Balla.


TË NGJASHME