HomePolitikë

Balla i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Vrapi në Elbasanit

Petrit Vrapi së bashku me familjen e tij në fshatin Papër të Elbasanit mbeti në qiell të hapur pak kohë më parë, kur shtëpia pësoi dëmtime të rënda nga rrëshqitjet e tokës dhe nga tërmeti.

Kjo ndërtesë u dëmtua dy herë nga tërmeti, fillimisht Petriti arriti ta riparojë atë, por goditja e dytë e bëri godinën tërësisht të pabanueshme. I Zoti i shtëpisë së bashku me djalin invalid, nusen e djalit dhe nipin kërkuan ndihmë për t’u strehuar, por nuk pranuan të largoheshin nga toka e tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në atë kohë kërkoi strehimin e familjes në një shtëpi me qera, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

33d2df28-f4de-47b9-9985-2d57d798ef6a

Në këto kushte me kërkesë të tyre, familjes ju sigurua çadra, por zgjidhja ishte e përkohshme dhe kërkonte një angazhim maksimal që familjes, në kushte të vështira ekonomike, por edhe shëndetësore t’i gjendej një zgjidhje përfundimtare.

Falë angazhimit të bizneseve dhe të gjithë atyre që u solidarizuan dhe kontribuan, sot familja Vrapi ka një shtëpi të re me të gjitha kushtet normale të jetesës.

Numri dy i PS, Taulant Balla pasi i dorëzoi celsat zonjës së familjes në vigjilje të festës së Krishtlindjeve,  vlerësoi solidaritetin e banorëve të Paprrit të cilët u bënë bashkë dhe ndihmuan për ndërtimin e shtëpisë.

“Një solidaritet i tillë është për t’u vlerësuar kur bëhet fjalë për një familje në kushtet që ishte familja Vrapi. Ata nuk do kishin mundur kurrë të ndërtonin një shtëpi të re dhe shpresa e tyre e vetme për një strehë, u shkatërruar nga një fatkeqësi natyrore, por sot më të lumtur se kurrë, familja Vrapi falenderon të gjithë ata që kontribuuan.

Një familje sot nuk është më në nevojë falë një angazhimi dhe solidariteti të jashtëzakonshëm. Viti i Ri e gjeti familjen Vrapi në shtëpi të re, për të nisur një jetë të re”, deklaroi Balla.


TË NGJASHME