HomeSociale

Balla i përgjigjet Bashës: Njerëzit të mos dalin nga shtëpia

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur se masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial.

Më tej ai tha se masat duhen zbatuar për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rrethnesh.

Gjithashtu Balla i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me propozimet e këtij të fundit për përballimin e situatës nga koronavirusi. Sipas tij Basha ka hallin e karriges së pushtetit, duke shtuar me ironi se masat e tij janë fantastike.

Reagimi i Ballës:

MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! HALLI i LB ËSHTË KARRIGIA E PUSHTETIT

MERAKU YNË JANË NJERËZIT. NDALIMI TOTAL I DALJES SË PENSIONISTËVE NGA SHTËPIA ËSHTË JETIK! ÇDO DALJE, QOFTË EDHE DERI TEK DYQANI I BUKËS, ËSHTË NJË RREZIK SHUMË SERIOZ!

ME NDIHMËN E ZOTIT, NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LUFTË! DUHET KUPTUAR BRENDA ÇDO MUNDËSIE QË KEMI TË RUAJMË ZINXHIRIN EKONOMIK TË VENDIT.

MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH

#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME