HomePolitikë

Balla: Kemi mirëadministrim të të ardhurave

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se rishikimi i buxhetit është një politikë e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit. Ndërsa theksoi tre veçoritë e këtij akti normativ, Balla nuk kurseu akuzat për ish-deputetët e opozitës.

“Nisur edhe nga reagime të opozitës lidhur me aktin normativ për buxhetin, dua të them që rishikimi i buxhetit është një politik e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit.

Edhe në ekonomitë më të zhvilluara, në gjysmën e dytë të vitit, qeveria vendos të rishikojë buxhetin me qëllim rialokimin e të ardhurave. Ky akt normativ ka tre veçori kryesore: nuk ka ndryshim në të ardhura, nuk prek shpenzimet e përgjithshmë të buxhetit dhe padyshim nuk prek as deficitin.

Jemi në kushtet që niveli i deficitit buxhetor mbetet në kushtet aq sa ishte parashikuar në fillim të vitit, ju nuk keni qenë në këtë sallë, por ata që ishin këtu para jush, kanë bërtitur, kanë qarë me arsyetimin se buxheti i vitit 2019 ishte një buxhet ku do të thellohej deficii. Aspak. Krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, ky është defiçiti më stabil në krahasim me vendet e rajonit. Edhe bilanci primar fiskal vijon të jetë tregues pozitiv, madje me sufiçit. Për herë të parë pas 20 vitesh u kthye nga negativ në pozitiv. Ndaj kemi sot një akt normativ, përmes këtij akti rrisim financimin me 4 mld lekë për pushtetin vendor. Pas 30 qershorit ka një mirëadministrim të të ardhurave të pushtetit vendor. Kush ishte skeptik për 30 qershorin, edhe në të dhënat financiare tregon që ka një mirëardministrim të pushtetit vendor.” tha Balla.

Taulant Balla u ndal edhe në procesin e vettigut si pjesë e reformës në drejtësi. Ndërsa vlerësoi ecurinë e këtij procesi, për një drejtësi të pavarur, Balla theksoi a ende prokurorë e gjyqtarë që e dinë që se kalojnë dhe janë bërë pjesë e asaj bande të papranueshme KÇK që duhet gjetur mekanizmi për ta parandaluar

“Nuk besoj ka deputet në këtë sallë që të mos vlerësojë se procesi i vetingut po ecën në mënyrë të shkëlqyer, që nga 190 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar deri më sot, cdo ditë kalon nga një sot përsëri sic njoftojnë edhe mediat, kemi një numër të konsiderueshëm që nuk e kanë kaluar vettingun. Dhe kjo tregon sa e thellë paska qenë kriza e sistemit të vjetër të drejtësisë, mungesa e pastërtisë së figurës, mungesa e referencës të të ardhurave, e padyshim ka plot raste KPK apo KPA kanë konsideruar se prokurori e gjyqtari nuk ka përgatitjen e nevojshme për të dhënë drejtësi në këtë vend. Kush u mundua të pengojë reformën në drejtësi e ka marrë sot mesazhin e qartë nga suksesi i këtij procesi, i cili është vetëm në fillim të vet. Ka ende prokurorë e gjyqtarë që e dinë që se kalojnë dhe janë bërë pjesë e asaj bande të papranueshme KÇK që duhet gjetur mekanizmi për ta parandaluar. Por, procesi i vettingut është garancia që Shqipëria europiane është në drejtimin e duhur, sa i përket një sistemi drejtësie të pavarur.

Kemi në proces në Kuvend, kandidatura që i takojnë kuvendit për kushtetueses dhe brenda afatit 30 ditor, Kuvendi do ezaurojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur anëtarët.

Para krishtlindjeve do ishte mirë që kuvendi të plotësonte vendet, sikurse dhe presidenti i republikës duhet të veprojë sipas kushtetutës, brenda afateve për kërkuara. “ përfundoi Balla.


TË NGJASHME