HomePolitikë

Balla: Kongresi i PS do të mbahet më 28 shkurt

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, tha se Kongresi i PS-së do të mbahet më 28 shkurt sipas programit të përcaktuar në Pallatin e Kongreseve.

Lidhur me situatën e krijuar së fundmi në botë prej koronavirusit Balla u pyet nëse do të ishte me vend mbajtja e kongresit në një ambjent të mbyllur. Ai tha se nuk ka vend për panik, pasi qeveria ka marrë të gjiha masat e nevojshme në koordinim me OBSH që prej ditës kur ky virus u shfaq në Kinë.

“Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën cdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej ne Europë. Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapsirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, sic është Pallati i Kongreseve, për cdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese.” u shpreh Balla.

Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lajmet e rreme dhe të jemi të sigurtë se qeveria po bën gjithçka duhet.

“Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH. Dua t’i them cdo qytetari anashkaloni lajmet e rreme të cdo qytetari dixhital apo regjistrimi zanor. Duhet të jemi të sigurtë se qeveria po bën gjithçka duhet dhe strukturat në të gjithë territorin po kryen verifikimin e duhur. “ -u shpreh Balla.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME