HomePolitikë

Balla mer pjesë në forumin rajonal në Rumani, ja kërkesa e tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Bukuresht, mori pjesë në forumin rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, një iniciativë e kryeministres rumune, Viorica D?ncil?.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Bukuresht, mori pjesë në forumin rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, një iniciativë e kryeministres rumune, Viorica D?ncil?.

I shoqëruar edhe nga deputetë shqiptarë, Balla është takuar me kryeministren D?ncil? dhe kryetarin e Parlamentit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë dhe se ky vlerësim i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.

Sipas Ballës, të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm.

“Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.

Gjatë vizitës në Bukuresht u prita në një takim nga Kryeministrja e Rumanisë znj. Viorica D?ncil? dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu.

Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare.

Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me inicijativën e Kryeministres D?ncil? u mbajt Forumi Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”. Duke marrë fjalën në këtë forum u shpreha se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstra D?ncil? është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sukurse edhe të Parlamentit Europian.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart.

Është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.


TË NGJASHME