Aktualitet Lajme Politikë

Balla në Bruksel: PE ofron mbështetje dhe kërkon …

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thekson se gjatë qendrimit në Bruksel së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Balla deklaron se Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht Ruçi dhe Balla u pritën në një takim nga Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli. Më pas ato zhvilluan takime edhe me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister, Zëvendëskryetarin e Grupit PPE, Andrey Kovatchev, Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Bettina Vollath, ku në fokus të bisedave ishte fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Postimi i plotë :

“Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takime me Kryetarin e Parlamentit Europian David Sassoli, me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister, me Zëvendëskryetarin e grupit PPE Andrey Kovatchev, me Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë Bettina Vollath”, shkruan Balla.

Related posts

Jeremy Corbyn kërkon të bëhet kryeministër i përkohshëm i Britanisë

Klaudia gotanews

Pesë shprehitë që e bëjnë të fortë një lidhje

Mila

Protestat në Hong Kong/ Facebook dhe Twitter mbyllin faqet kineze

Mila
Na Kontaktoni!