HomePolitikë

Balla në Holandë: Frytshmëria e diskutim me…

Teksa ndodhet në Holandë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruan se ka zhvilluar një diskutim të frytshëm me anëtarët e Komunitetit të Çështjeve të BE-së.

Sipas Ballës, zgjedhjet e 30 Qershorit janë një moment i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: “Bashkë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me Kryetaren e Grupit Demokrat Rudina Hajdari po zhvillojmë takime në Parlamentin dhe Qeverinë e Holandës. Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pas rekomandimit të pritshëm pozitiv të Komisionit Evropian javën e ardhshme. Shqipëria ka institucione demokratike funksionale dhe partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Zgjedhjet e 30 qershorit moment i rëndësishëm në rrugën Evropianë të Shqipërisë.

Balla shkruan se ka zhvilluar një diskutim të frytshëm me anëtarët e Komunitetit të Çështjeve të BE-së.

Një diskutim shumë i frytshëm me anëtarët e Komunitetit të Çështjeve të BE-së. Në pritje të progres-raportit të BE nga Hanh rreth Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe rekomandimit të hapjes së negociatave bazuar në meritë”, shkruan Balla në Twitter.


TË NGJASHME