HomeLajmi i Fundit

Balla në Kosovë, zbardhet biseda me kryeministrin Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Kosovë ku u prit nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Takimi pati në fokus diskutimet për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjithashtu Hoti ka vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën dhe e falënderoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PS për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Sot pritet që Balla të takohet edhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

K.S/GotaNews