HomeSociale

Balla: Në rastet e gjendjes së emergjencës, shmangen disa të drejta dhe liri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar sot në Kuvend një tjetër masë, atë të përdorimit të maskave në publik për të gjithë qytetarët.

“Qeveria të konsultohet me ekspertë. Përdorimi i maskave në publik të jetë domosdoshmëri. Nuk është vetëm për t’u mbrojtur. Edhe ai tjetri që se mban mund të kthehet në shpërndarës të armikut dhe të vërë në rrezik ty dhe familjen tënde ndërsa kthehesh në shtëpi.
Pse qeveria i ka kërkuar kuvendit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme?
Sot janë 29 raste të reja. Z. Gjoni ju thatë që nuk është ndonjë gjë e madhe se kemi 27 jetë të humbura, për mua edhe një jetë e humbur është fatkeqësi. Kur të keni mundësi bëjini një telefon kolegut Adriatik Alimadhi. Pyeteni si është të kalosh COVID-19 dhe pastaj hajde na shisni dëngla këtu. Është një situatë e vështirë, një gjendje e vështirë. Ne iu shprehim ngushëllimet atyre familjeve që kanë humbur të dashurit, lutemi për ata që janë në gjendje të vështirë. Në këtë situatë kaq sfiduese, për qeverinë, për sistemin tonë shëndetësor gjej rastin t’i falënderoj për punën heroike gjatë këtyre javëve, një mirënjohje e ndjerë ndaj shprehjes së ndërgjegjes qytetare në nivele më të larta që kanë bërë mjekët, infermierët dhe pse ndonjëri u mundua të përdorte detyrën që pati misioni i parë në Itali.

Kolegë edhe këto masa të sotme që përfshihen në gjendjen e fatkeqësisë natyrore kanë në fakt mesazhin që jemi ende në një situatë delikat. Rreziku jemi më shumë ne njerëzit se sa virusi. Ne sot jemi rrezik potencial i vetvetes. Sulmi i armikut padyshim që nuk na gjeti në befasi.

Ne kemi kaluar për mrekulli këtë fazë të parë, nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë por shohim përditë se si kemi arritur të kemi një kurbë që është më në kontroll se në vendet e Europës. Nuk shohim të na mungojnë shtretërit e spitaleve, nuk kemi të humbur në radhët e bluzave të forta”, deklaroi Balla.

Balla tha se ndëshkohen me burg ata persona që janë përsëritës të shkeljes së rregullave të karantinës dhe se ky nen bazohet tërësisht në të drejtën ndërkombëtare.

“Ndëshkohen me burg ata që bëjnë veprime me qëllim e që janë gjobitur më herët. Qeveria ka dërguar në KiE një notë verbale, pasi ka disa nene për liri private, të drejtë prone, etj. Por në rastet e gjendjes së emergjencës, të shmangen disa të drejta dhe liri të mbrojtura nga Konventa e të Drejtave të Njeriut.

Masat do të jenë për kaq sa e kërkon situata. Do punojmë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Notën verbale e kemi dërguar më datë 1 prill. Më e rëndësishme për njeriun është e drejta për jetën. Janë më shumë se 10 shtete që kanë bërë të njëjtën gjë si Shqipëria”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla ndërsa nënvizoi faktin se me presidentin Ilir Meta nuk kanë asnjë marrëdhënie të re, përveç faktit se ai përfaqëson Presidencën dhe PS shumicën.

“I gjithë protokolli i masave shtrënguese lëvizjes ishte i domosdoshëm. Pas Italisë, ne ishim të dytët që mbyllëm shkollat. Pa ato masa nuk do ishim sot. 99% e shqiptarëve duhen falënderuar sot për durimin e treguar, Mjekët dhe infermierët, shërbimi epidemiologjik shqiptar, që shkojnë shtëpi më shtëpi e vatër me vatër, i falënderoj. Gjatë këtyre 37 ditëve, përveç luftës me armikun e padukshëm u zhvillua edhe këtu në sallë një betejë me panikun që tentuan që hapnin përfaqësues të opozitës rrugore. Hall më të madh për një vend se të kesh një opozitë që të kundërshtojë thirrjet për higjienën dhe të qëndrojë në shtëpi, s’mund të ketë. Më pas nisi një histeri për testet masive, që e rrëzoi OBSH dhe më pas shkuan deri tek fshehja e vdekjeve, nën udhëheqjen e doktor vdekjeve. Po mirë ju në Shqipëri jetoni? Apo jeni turistë. Unë njoh një turist, por se dija juve. Po ku e fsheh shqiptari njeriun e vdekur? Shqiptari ka disa zakone ku dhe në këto ditë të vështira lufte, janë respektuar një më në rregullat. Si mund të dalin një njeri që ka qenë president i këtij vendi , nga mëngjesi deri në darkë e të flasë se po fshihen kufomat. Thirrja ime për kolegët e opozitës parlamentare, me të cilët kemi bashkëpunuar dhe do të bashkojmë, hiqni dorë nga kjo lloj histerie dhe kjo politikë paniku! Jashtë panikut është një doktoreshë, e cila nuk gjen rast pa rënë në dukej për idiotësitë e saj. Tek Astirit bëri të vdekur një njeri që ishte si kokrra e mollës. Dhe në tërmet bëri të vdekur, apo dhe deri dje në 70 mijë punonjës të fasonerive. Ndoshta e kuptoj që të jesh në opozitë duhet të kritikosh qeverinë. Do ta ktheja pas gjithçka nëse nuk do ta kishim zgjatur situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Ju do të na vinit ë na kërkonit se pse nuk e zgjasim këtë situatë. Po si ka mundësi që jetoni në një kruarat të vogël. Ty të rrofshin mustaqet (I drejtohet Gjuzit) Ti je dhe mashtrues. Të kam njoftuar me telefon dhe më ke thënë dhe ‘faleminderit’. Më ke thënë dhe më shkruaj tek numri tjetër. S’ke faj ti. Që të vazhdoj fjalën time…Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që me zgjatjen e këtij operacioni humanitar ne do të vazhdojmë përgjatë kësaj kohe të asistojmë familjet që janë realisht në nevojë. Dhe për të gjithë ato skena xhelozie. Nuk ka asnjë marrëdhënie të re dhe të vjetër me ilir metën. Ai është presidenti i republikës. Ne jemi shumica. Patjetër që padyshim, ne kemi komunikuar dhe me institucionin e president dhe mos të zgjasim procedurat. Prej ditës së djeshme, me ndryshimet dhe sanksionet kemi kodin e ri.”, tha Balla.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME