Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Balla nga Elbasani: BE duhet të mbajë fjalën për hapjen e negociatave

Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi sot në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste mbetet partia më e madhe dhe më e besuar për shqiptarët.

“Partia Socialiste do të bëjë të mundur që të zgjedhurit e saj në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50 për qind burra e 50 për qind gra. PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministrenë qeveri. Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë. Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çua barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra”, deklaroi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, numri dy i PS Balla shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

2c34dd23-c36a-4bc6-a727-ca023ee061d8
6fcc576f-0440-47ae-a06a-f0b1a17360e4
ad9dcaa5-d0fc-4785-b3ca-5c9c48f395b1

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama”, tha Balla.

Related posts

Ata tradhtojnë dhe kur dashurojnë, zbuloni pse

alba

Gjiknuri flet për “Dosjen 184”: Përgjimet janë të paligjshme

Klaudia gotanews

Autopsia zbulon detaje të rënda si u vra shqiptarja nga burri

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!