HomePolitikë

Balla: Një këshillë miqësore kam për Lulzim Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, komentoi edhe ecurinë me reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh i bindur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kryhen në qershor 2021, dhe jo më parë, sikundër pretendon opozita.

“Ky vit ka rinisur me një qasje të re, një ndryshim 180 gradë i opozitës jashtë parlamentit. Fakti që PD u rikthye për të rimarrë një pozicion që ia kishim ofruar prej 6 muajsh, atë të karrige bosh në komisionin e posacëm, është një ogur i mirë për të besuar që është kthyer seriozisht për të bashkëpunuar,  në funksion të rregullave të lojës në demokraci, një ndër to është edhe Kodi Zgjedhor ku cdo parti ka interesin e vet, që këto rregulla të jenë sa më strikte e të qarta.

Ndoshta duket larg, por qershori 2021, kur do të zhvillohen zgjedhjet nuk është larg. Ne kemi nisur punën prej kohësh, por është një kohë shumë e shkurtër po të kemi parasysh të gjithë proceset. Ne kemi Kongresin, gjatë javës përmbyllim procesin e identifikimit të kandidatëve për asamblenë e re Kombëtare të PS. Miqësisht do i sygjeroja edhe PD e partive më të vogla, që ta shfrytëzojnë këtë kohë, deri më 15 mars për të dhënë të gjitha propozimet, kushti i vetëm që të jenë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Nuk dua të hy në detaje, por ajo që do të jetë ‘alfa’ e një reforme të thellë zgjedhore, është depolitizimi i administrimit të procesit zgjedhor.

Unë besoj se bashkëndaj me cdo qytetar, që histeria që në këtë vend, nga 31 marsi 1991, një prej problemeve ka qenë një qasje stalisnite e partive që vetë votohen e vetë numërojnë. Unë këtu rishpreh vullnetin e forcës që përfaqësoj që ne nuk duam më të mbajmë mbi supe përgjegjësinë e administrimit të procesit zgjedhor. Kjo histori duhet të marrë fund. Cilësia e proceseve ka degjeneruar për shkak të sjelljes militante.

Më 15 mars refoma duhet mbyllur, Kuvendi është në komunikim me ODIHR, në Varshavë. Kujtoj rëndësinë që ka një dimension tjetër, transparanca në financimet e partive, duhet një revolucion nuk e kuptoj pse PD është refraktare në këtë aspekt. Mban mbi supe një dosje penale të rëndë, si ajo me të pandehur z.Basha lidhur me një lobim joligjor në SHBA.”  -u shpreh Balla, ndërsa komentoi edhe deklaratën e kryedemokratit Basha se pas 15 marsit, do të kemi zgjedhje të parakohshme.

“Shqiptarët kanë një shprehje ‘nga qejfi ha edhe kumbulla të tharta’. Ne e dimë që Shqipëria sot ka një axhendë tejet intensive, maxhoranca ka një kontratë për të respektuar. Kemi përcaktuar që ky vit quhet viti i rindërtimit. Nëse do i vendosnim në peshore për ta mundur Lulzim Bashën në zgjedhje tani, apo për ta mundur në 2021, përgjigja ime është: Lulzim duhet të presësh qershorin e 2021 për të të rimundur në zgjedhje. Miqësisht i them se nuk kemi kohë për këtë çështje, për të të rimundur në zgjedhje tani, kemi një axhendë shumë të ngjeshur. Këshilla ime është përdore këtë kohë për t’u përpjekur për të forcuar partinë politike, aq sa të ka mbetur, por kohë për t’ju përgjigjur kësaj kërkese nuk kemi.” vijoi më tej Balla.

3 muaj para zgjedhjeve, të vendoset qeveri teknike..

Kumbulla të tharta, nuk kam asnjë përgjigje.  Një vend e ka Maqedonia, Zoran Zaev me të drejtë tha, këtë gabim nuk ia uroj asnjë vendi tjetër. Partitë garojnë për të fituar mandate, mandati i tyre ripërtërihet në zgjedhje. nuk është një cështje që duhet diskutuar, mos të harxhojë kush kohë për këtë cështje.Cdo minut, cdo ditë duhet qeverisur nga qeveri që burojnë nga vota. Dhe kjo qeveri është votuar në shumicë në 2017 dhe kam bindjen që ne e meritojmë plotësisht, mund të kishim bërë edhe më mirë, më të mirë se ne nuk ka, krahasuar me ata që janë përballë nesh, dhe Rama do të marrë në 2021 një mandat historik, që  do të kulmojë me një moment kur Shqipëria do ketë përmbyllur kapitujt e anëtarësimit në BE.


TË NGJASHME