HomeSociale

Balla: Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për mjekët, infermierët, policinë dhe Forcat e Armatosura dhe çdo punonjës që sot është në detyrë për punën e palodhur për të luftuar koronavirusin.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka publikuar një video me pamje të magjishme nga majat e larta dhe kalatë historike të Shqipërisë, nën tekstin drithërues të “Invictus”, i pamposhturi.

Gjithashtu Balla thekson se dhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë operacioni humanitar i rezistencës për egzistencë në çdo cep të Shqipërisë

“Duhet të vazhdojmë një për një rregullat dhe të mbrohemi nga ky armik i padukshëm, derisa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon mijëra jetë shqiptare.” tha Balla.

Postimi i Ballës:

MIRËMËNGJES,
ME KËTO PAMJE FANTASTIKE NGA MAJAT E LARTA DHE KALATË HISTORIKE TË SHQIPËRISË SONË NËN TEKSTIN DRITHËRUES “INVICTUS” (I PAMPOSHTUR).

MIRËNJOHJE MJEKËVE, INFERMIEREVE, POLICISË, FORCAVE TË ARMATOSURA, ÇDO PUNONJËSI QË SOT ËSHTË NË DETYRË, NË ÇDO DETYRË TË PAZËVENDËSUESHME, NË ÇDO NJËSI PRODHUESE APO TREGËTIMI.

SOT FILLON NJË JAVË E RE E LUFTËS EDHE E PUNËS PËR ATA QË DUHET TË JENË NË FRONTIN E PARË, POR EDHE PËR ATA QË DUHET DOMOSDOSHMËRISHT TË MBAJNË GJALLË ZINXHIRIN EKONOMIK.

DUHET TË VAZHDOJMË TË ZBATOJMË NJË PËR NJË RREGULLAT DHE TË MBROHEMI NGA KY ARMIK I PADUKSHËM, DERI SA TË DALIM NGA KJO LUFTË E EGËR QË KËRCËNON QINDRA JETË SHQIPTARE.

NE DO TË VAZHDOJMË EDHE SOT SI ÇDO DITË, ME MENDJE E ME ZEMËR, OPERACIONIN HUMANITAR TË REZISTENCËS PËR EKZISTENCË, NË ÇDO CEP TË 28.000 KM2 TË SHQIPËRISË SONË.

PËR NE ATDHEU ËSHTË NJË DHE ÇDO SHQIPTAR ËSHTË FAMILJA JONË SOT MË SHUMË SE KURRË. DISTANCIMI SOCIAL PËR SHKAK TË , NA KA BASHKUAR MË SHUMË.

SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm
#albaniainvictus


TË NGJASHME