HomePolitikë

Balla për Vorpsin: Kuvendi të mbajë një qëndrim institucional

taulant-balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

E pyetur nga gazetarët jashtë selisë së PS për këtë çështje, Balla deklaroi se pas pak do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ku do të ketë një diskutim posaçërisht për këtë veprim të Vorpsit.

Më tej, ai shtoi se i takon Kuvendit të Republikës të mbajë një qëndrim institucional lidhur me përplasjen e krijuar për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu. pas pak minutash konferenca e Kryetarëve në Kuvend do ketë një diskutim për këtë çështje. Mendoj se në këtë kontekst të krijuar duhet një qëndrim institucional nga Kuvendi”, tha Balla.


TË NGJASHME