HomePolitikë

Balla, përgjigje Presidentit: Të hënën votojmë dy anëtarët e Kushtetueses

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka folur prere sot ne takimin e PS, ku prezantohen kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit në PS, nën moton “Ti Zgjedh”. 

Para te pranishmeve ne kete takim, Balla ka deklaruar se pavarësisht letrës së Presidentit, Ilir Meta për pezullimin e procesit për anëtarët e gjykatës Kushtetuese, PS do t’i votoje emrat ne Kuvend, diten e hene.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për celjen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimiste. Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve. Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale”-theksoi Balla.Ai deklaroi me tej, se brenda Krishtlindjeve do te përmbyllet edhe Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR.“Do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021. Dyhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike”- Tha Balla, duke iu referuar zhvillimeve me te fundit, teksa tha se “Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.”


TË NGJASHME