HomePolitikë

Balla përkrah Metës në ceremoninë e Ambasadës gjermane

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka qenë sot i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Ka qenë vet Balla që ka postuar disa foto nga ceremonia, ndërsa shton se kjo festë i bashkoi të gjithë, ku mes tij dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi shihet edhe presidenti Ilir Meta.

“Bashkimi Gjerman na bashkoi të gjithëve sot në Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë?????? Trokitëm gotat me Ambasadorin Zingraf për miqësinë shqiptaro-gjermane?”, shkruan Balla. Gjatë ceremonisë, mes Metës dhe Ballës ka pasur një shtrëngim duarsh.


TË NGJASHME