Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Balla publikon qëndrimin e deputeti të CDU/CSU

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar në faqen e tij zyrtare qëndrimin e deputetit të CDU/SCU, Mark Hauptman, i cili është shprehur në mediat gjermane se Bashkimi Europian duhet të fillojë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë.

Postimi i Ballës

Deputeti i CDU/CSU Mark Hauptman shprehet qartë se “BE duhet të fillojë menjëherë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë”

Në një qëndrim të botuar në revistën politike gjermane Fokus, Mark Hauptman deklaron se:

“Më 25 shtator Budestagu gjerman vendos, nëse Angela Merkel mund të votojë në samitin e ardhshëm të BE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Për këtë në Këshillin Evropian kërkohet votim unanim.

Ky votim është i rëndësishëm, sepse një zvarritje e mëtejshme rrezikon përfshirjen e Shqipërisë në komunitetin e vlerave perëndimore dhe vendos në lojë zhvillimet pozitive në vend. Që Shqipëria në rrugën drejt BE-së duhet të kryejë një sërë reformash, para së gjithash në fushën e shtetit ligjor, kjo është e padiskutueshme. Për këtë procesi i anëtarësimit me negociatat shumëvjeçare ofron kohë të mjaftueshme.

Problemet në Ballkan duhet të zgjidhen me Ballkanin. Me gjithë deficitet, duhet që negociatat për anëtarësim të çelen sa më shpejt, sepse Shqipëria po ndeshet me probleme të brendshme politike. Kryeministri Edi Rama ka një plan të qartë reformash si dhe masash për të luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndër të tjera qeveria është angazhuar për një verifikimin intensiv të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, shumë prej të cilëve janë shkarkuar për shkak të korrupsionit. Për të çuar edhe më tej reformat është e nevojshme mbështetja dhe shoqërimi i ngushtë i proceseve reformuese nëpërmjet BE-së.

Problemet në rajonin e Ballkanit mund të zgjidhen vetëm me Ballkanin. Për këtë BE duhet të kërkojë një menaxhim të qartë të pritshmërisë, por duhet dhe të angazhohet fuqishëm. Me përfshirjen e Shqipërisë në rrethin e kandidatëve për anëtarësim në BE, kjo e fundit të të shpërblente përpjekjet për reforma dhe në këtë mënyrë do të bënte të qartë rëndësinë e reformave për anëtarësimin në BE. Për ne çështja e anëtarësimit ka të bëjë edhe me gjeopolitikën. Kina, Rusia dhe Turqia kanë një interes të madh në rajonin e Ballkanit.

Kina pozicionohet me investime në infrastrukturë, Rusia po inskenohet si nxitëse dhe mbrojtëse e ekonomisë dhe Turqia kërkon jo vetëm për shkak të afërsisë së saj fetare dhe kulturore një kontakt më të ngushtë, por e shikon Ballkanin para së gjithash ekonomikisht si një treg interesant të huaj. Një Shqipëri stabël dhe demokratike do të ishte një fitore për BE-në.

Rama-merkel

Ndëshkimi i Shqipërisë, që të mos koordinohet nga ana gjeostrategjike me BE-në do të ishte një sinjal fatal për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor kanë një interes të veçantë për Bashkimin Evropian në tërësi, ndërkohë që destabiliteti do të cenonte direkt interesat gjermane të sigurisë dhe që do të shkaktonte një lëvizje të re migratore drejt Evropës perëndimore. Me çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE do ti jepnim qeverisë shqiptare, por edhe Rusisë, Kinës dhe Turqisë një sinjal të qartë:

“Ballkani është dhe mbetet europian dhe BE i ka frenat në dorë” Jepini Shqipërisë një perspektivë.

Një vote negative e Budestagut për Çeljen e negociatave të anëtarësimit do ti hiqte Shqipërisë shansin për të ndërtuar vendin, si një pjesë e komunitetit evropian dhe do të ishte një zhgënjim i madh për popullin shqiptar që është qartësisht pro-europian.

Për momentin shumë të rinj, të mirëarsimuar largohen nga vendi, për shkak të mungesës së perspektivës. Nga këndvështrimi europian dhe kombëtar ne kemi interes për një Shqipëri stabël ekonomikisht, të suksesshme dhe që ndjek reformat. Kjo do të ishte jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithëve Europën një fitore. Një fillim i shpejtë i negociatave për anëtarësimin të Shqipërisë në BE mund të sjellë një perspektivë ekonomike, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mos e shikojnë më të nevojshme të largohen nga vendi i tyre, por të kenë besim në rindërtimin e tij.

Një Shqipëri e integruar në BE do të motivonte kompanitë europiane që të investonin në Shqipëri. Ne duhet të miratojmë qartësisht fillimin e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe të mos iniciojmë taktika të tjera frenimi. Kjo nuk i shërben as interesave gjermane, as atyre europian dhe as interesave të qeverisë dhe të popullit shqiptar”.

Mbi Autorin:

Mark Hauptmann ka lindur në vitin1984 në ëeimar. Që prejt tetorit 2013 ai është anëtar i shkencave politike të Bundestagut gjerman. Që prej Maj 2014 është anëtar i këshillit bashkiak të qytetit Suhl. Prej vitit 2017 mban funksionin e kryetarit të Grupit Rinor të Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe është antar i Kryesisë së këtij Grupi Parlamentar.

Related posts

Parashikimi i motit, datë 15 gusht 2019

Mila

Shtëpia e Bardhë kritikon demokratët amerikanë: Po i bien në qafë Trumpit

Mila

Balla takon Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë

Mila
Na Kontaktoni!