Aktualitet Lajme Politikë

Balla reagon pas ‘po’ së CDU/CSU: Vendim historik

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas votës pro nga grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU për çeljen e negociatave me kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla theksoi se vendim-marrja politike e grupeve do të shprehet nesër në Komitetin e Çështjeve Europiane dhe pasnesër në seancën Plenare të Bundestagut në mbrëmje.

Mes të tjerash Balla tha se është besim plotë që edhe grupet e tjera të opozitës si Greens, FDP dhe Die Linke do të mbështesin këtë vendim historik dhe do të votojnë pro në seancën e së enjtes.

MESAZHI I BALLËS
Sapo përfundoi mbledhja e Grupit Parlamentar të SPD dhe po ashtu e CDU/CSU, ku partitë e koalicionit qeverisës gjerman miratuan në grupet e tyre parlamentare vendimin e Bundestagut për të autorizuar qeverinë gjermane që në Këshillin Europian të 17/18 Qershorit të shprehet PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Të dy grupet parlamentare morën sot vendimin se “Bundestagu, në bazë të nenit 9 të Ligjit Federal mbi bashkëpunimin e Qeverisë Federale me Bundestagun Gjerman, lidhur me çështjet e BE-së miratimin e tij, që Qeveria Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Vendim-marrja politike e grupeve do të shprehet nesër në Komitetin e Çështjeve Europiane dhe pasnesër në Seancën Plenare të Bundestagut në mbrëmje.

Sot dhe nesër në Bundestag për të falenderuar deputetët e grupeve parlamentare të CDU/CSU, të SPD por jam besim plotë që edhe grupet e tjera të opozitës si Greens, FDP dhe Die Linke do të mbështesin këtë vendim historik dhe do të votojnë pro në Seancën e së Enjtes.

Related posts

Vettingu, jepet vendimi për drejtuesin e prokurorisë së Kavajës

Xhensila Gotanews

Mbërrin në Rusi Kim Jong-un, si u prit lideri koreano-verior

igligota

Mirditë, dy banesa përfshihen nga flakët

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!