HomeSociale

Balla takim me të rinjtë në Cërrik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në kuadër të takimeve për zgjedhjet lokale të 30 Qershotit zhvilloi një takim me të rinjtë e Cërrikut.

Në fjalën e tij para qindra të rinjve, Balla kërkoi mbështetjen e tyre për kandidatin Andis Salla, i cili prej 30 Qershorit do të nisë ndryshimin rrënjësor të qeverisjes vendore në Cerrik.

“Nuk e meriton Bashkia e Cerrikut, në vitin 2019 të ketë këtë drejtim që ka pasur. Ndaj është shumë e rëndësishme që votën tuaj, besimin tuaj ta investoni tek tek një djalë i cili është i përgatitur, ka njohuritë e duhura, ka edhe eksperiencën”, u shpreh Balla.

Duke u folur për situatën politike në vend, Balla tha se vështirë të ketë një “lëshim”, ndaj opozitës, kur kjo e fundit nuk ka të qarta kërkesat e saj.

“Shumë kush na pyet pse nuk pranojmë kërkesat e opozitës, por me thënë të drejtën, ne nuk i dimë kërkesat e opozitës, sepse nuk ka ende një kërkesë.

Zgjedhjet nuk janë një konkurs, kush këndon më bukur, zgjedhjet janë kush ka programin më të mirë, kush ka ekipin më të mirë, lidershipin më të mirë.

Prandaj PS është fituese dhe do të vazhdojë të jetë, sepse ne kemi programin më të mirë, ekipin më të mirë, por ne kemi liderin më të mirë Edi Ramën.

Edi Rama ka një mandat që ja kanë besuar shqiptarët në vitin 2017. Shqiptarët i besuan Edi Ramës drejtimin e Shqipërisë, bashkë me PS, për të çuar përpara disa reforma shumë të rëndësishme, mes të cilave Reforma në Drejtësi“, deklaroi Balla.

Duke krahasuar protestën e opozitës me atë të studentëve, Balla theksoi se jo vetëm studentët kishin të drejtë, por nga ajo protestë dhe qeveria mësoi shumë.

Për ju të rinjtë, Edi Rama është super i angazhuar për ta çuar përpara paktin për universitetin dhe këtu është diferenca mes protestës së studentëve dhe protestës së Lulit.

Studentët, në protestën e tyre, kishin shumë të drejtë. Ishte gabimi ynë që nuk e kishim lexuar në kohë. Tarifat nuk i rriti PS, por rritja vit pas viti, për 28 vite me radhë, bëri që studentët të çoheshin në protestë. Ne nga ajo protestë kemi mësuar shumë, por edhe reflektuam shumë“, përfundoi fjalën e tij Balla.


TË NGJASHME