HomeLajme

Balla takon Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Berlin zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomise dhe Energjise se Gjermanise, Peter Altmaier.

Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë në Shqipëri ishte tema e bisedës që Balla pati pati me z. Peter Altmaier.Balla i shprehu z. Altmaier mirënjohjen e tij për ndihmën e pakursyer që Gjermania i jep Shqipërisë e cila është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend.
“Shqiperia i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer.

Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh ai.

2f94f504-68c9-405a-b893-956253393b20

TË NGJASHME