HomePolitikë

Balla takon presidentin e PES: BE të mbajë premtimin për negociatat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Bruksel zhvilloi një takim me Presidentin e Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev.

Gjatë takimit Balla dhe Stanishev diskutuan mbi situatën në vend, Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Presidenti i PES, Sergei Stanishev rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e fortë të PES, se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


TË NGJASHME