HomePolitikë

Balla tjetër thirrje Bashës për ndryshimet Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit me një thirrje për kolegët e tij që të respektojnë masat ndaj COVID-19, ndërsa është ndalur tek çështja më e nxehtë politike në vend, ajo e ndryshimeve kushtetuese.

Ai i bëri thirrje PD-së, kryetarit të saj, Luzlim Basha që të reflektojë dhe të pranojë marrëveshjen, për të shkuar tek hapja e listave dhe miratimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese në seancën e nesërme.

“Do i kërkoja çdo qytetarëve që të reflektojnë për detyrimet për masat mbrojtëse lidhur me përballjen me armikun e padukshëm që vijon të marrë jetën të pafajshëm. Edhe këtu në këtë sallë, thirrja ime për këdo, ne duhet të jemi simbol i reflektimit të masave. Jo vetëm në mbajtjen e maskave, por në gjithçka që duhet të bëjmë. Për të kërkuar nga cdo qytetar që të jetë i kujdesshëm në këtë luftë që duhet të jemi të përgatitur, gati. Nisur nga lufta, pa dyshim u bë i domosdoshëm rishikimi i buxhetit të shtetit. Edhe pse e rishikuam në prill.

Meqenëse nesër kemi një çështje të rëndësishme. Doja të thoja që t’i jepja një përgjigje PD-së, e cila thotë që; Ne nuk duam që ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, ndërkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qëndrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që t’i jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Opozitë ka dhe këtu dhe monopolin e saj se merr askush. Kuvend duhet të hapë listat, dhe nesër, pa pritur që Luli të bjerë dakord, edhe pse shpresoj që kjo ditë të jetë dita kur të bien dakord.”, tha Balla.


TË NGJASHME