HomeShowbiz

Ballë për ballë me hajdutin, Eminem bie pre e vjedhjes së shtëpisë

Asgjë nuk po i ndalon hajdutët të hyjnë në shtëpitë e të tjerëve dhe të grabisin…as koronavirus.

Ishte reperi Eminem i cili u gjend në një situatë të pazakontë në shtëpinë e tij. Teksa ai ishte duke fjetur gjumë, një hajdut rreth orës 4 të mëngjesit vendos që të thyejë xhamin e kuzhinës dhe të futet në shtëpinë e tij në Detroit duke shmangur sigurimin.

Eminem është zgjuar nga alarmi i shtëpisë dhe e gjen veten ballë për ballë me hajdutin.

Reperi i shtangur ka bërtitur në mënyrë që ta dëgjonte sigurimi, por në atë moment hajduti është tërhequr.

Hajduti është arrestuar menjëherë nga policia nën akuzën e “ndërhyrje në shtëpi” dhe “shkatërrim dashakeq të një banese”.


TË NGJASHME