HomeRajon

Ballist Morina i shpëton ekstradimit, lajmin e jep Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli , zv/Kryeministri I Kosovës ndau një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit dhe simpatizantët e Ballist Morinës. Ministri kroat zyrtarisht ka nënshkruar vendimin për mos ekstradimin e Morinës drejt Beogradit.

Morina ishte ndalur në Kroaci në muajin qershor të vitit 2017 kur po kalonte kufirin Mali i Zi – Kroaci pa dokumente.
Për të kishte një urdhër arrest nga shteti serb, pasi Ballisti ishte i dyshuari kryesor për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, që ishte ndërprerë.

I akuzuari Morina është transferuar në një burg të Italisë disa ditë më parë dhe shpëtoi nga ekstradimi në Beograd dhe nga akuza e nxitjes së urrejtjes mes popujve.

Pacolli shkruajti në rrjetin e tij social se ishte shumë falenderues ndaj ministrit kroat Boshnjakoviq që nënshkroi vendimin për mosekstradimin e Ismail Morinës nga organet kopetente kroate/zeri.info


TË NGJASHME