HomeLajmi i Fundit

Ballsh/ Panik në mes të qytetit, 19-vjeçari kanos me thikë policin

Momente paniku në mes të qytetit të Ballshit, ku një i ri ka kanosur me thikë një efektiv të Patrullës së Përgjithshme.

Policia bën me dije se ka arrestuar 19-vjeçarin M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi ai ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.