HomeSociale

Balluku: Fondi i koncesionit Thumanë-Kashar kalon për studentët

Ministrja e re e Transporteve, Belinda Balluku tha sot se ka ndërprerë koncesionin për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

deklaratën e saj të parë për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se ky partneritet u ndërpre, sipas saj për shkak të Paktit për Universitetin.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Ndërtimi i këtij aksi është shoqëruar vazhdimisht me akuza për shkak të kostove të tij të pazakonta dhe lidhjes me biznesmenin Bashkim Ulaj, i cili akuzohet se fshihet pas skandalit tè Unazës dhe OST-së, për të cilin edhe administrata është në akuzë për bashkëpunim në falsifikime dhe paracaktim të fituesit të tenderit.


TË NGJASHME