HomeSport

Balotelli mund të rikthehet në Premier Ligë

Mario Balotelli ende është i pavendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi italian është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin francez Nice.

Por në klubin kuq e zi i kanë bërë të qartë lojtarit se nëse dëshiron mund të largohet në janar.

Trajneri i Nice, Patrick Viera e ka larguar nga stërvitja lojtarin pasi ai nuk ka pranuar rinovimin dhe presin largimin e tij në janar.

Olympique Marseille është skuadra franceze që ka insistuar për transferimin e Super Marios në Veledrome.

Por së fundmi një mundësi tjetër ka ardhur për reprezentuesin italian.

Është trajneri Rafa Bentiez që po kërkon transferimin e tij në Newcastle United.

Sipas The Sun, Benitez beson se Balotelli do t’i ndihmonte shumë klubit të tij në luftën për mbijetesë.

Kësisoj Newcastle mund t’i ofrojë Nices rreth dy milionë euro për transferimin e Balotellit.

Ndërkohë italiani mund të fitojë një kontratë tri vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë euro në stinor.


TË NGJASHME