HomeShëndeti

Bananja, fruti që shëron 20 sëmundje

Bananja duhet shtuar me patjetër në dietën tonë ushqimore. Kur të mësoni se sa shumë veti ka, do të shkoni me vrap në pazar për t”i blerë.

Anemi – E pasur me hekur banania mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në raste të anemisë.

Truri – 200 studentë në shkollën Twickenham në Angli janë ndihmuar në provimet e tyre gjatë vitit duke u shërbyer banane në mëngjes, pushim të gjatë dhe gjatë darkës, duke mundur kështu që të shtojnë fuqinë e trurit të tyre. Hulumtimet tregojnë se ky frut i pasur me potasium mund të ndihmojë mësimin, duke i bërë nxënësit më syhapur.

Depresioni – Sipas një studimi të kryer nga Mind në mes të njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë prej tyre janë ndier më mirë pasi kanë ngrënë banane. Kjo është për shkak se bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotonin që njihet si relaksues, përmirësues i gjendjes emocionale dhe në përgjithësi të bënë të ndihesh më i kënaqur.

Shtypja e gjakut – Ky frut unik tropikal është ekstremist i pasur me potasium dhe me sasi të vogël të kripërave, duke e bërë të përsosur për të mundur shtypjen e gjakut.

Nervat – Bananet janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Vitamina B6 përmban dhe rregullon nivelet e glukozës në gjak, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.

Dhimbjet e kokës – Përgatitni një “milk shake” me banane duke e përzier atë edhe me mjaltë. Banania e qetëson stomakun, kurse me ndihmën e mjaltës rrisni nivelet e zvogëluara të sheqerit në gjak derisa qumështi zbut dhe rihidron sistemin tuaj.

Pickimet e mushkonjës – Para se të aplikoni kremin kundër pickimit të mushkonjës, provojeni të fërkoni të brendshmen e lëkurës së bananes përmbi vendin ku jeni pickuar. Shumë njerëz kanë treguar se është shumë e suksesshme në zvogëlimin e të ënjturës dhe iritimit.

Truri – 200 studentë në shkollën Twickenham në Angli janë ndihmuar në provimet e tyre gjatë vitit duke u shërbyer banane në mëngjes, pushim të gjatë dhe gjatë darkës, duke mundur kështu që të shtojnë fuqinë e trurit të tyre. Hulumtimet tregojnë se ky frut i pasur me potasium mund të ndihmojë mësimin, duke i bërë nxënësit më syhapur.

Tretja – Banania ndihmon që të ktheni aktivitetin e jashtëqitjes në gjendjen e rregullt dhe kështu ju e kaloni problemin e kapsllëkut pa pasur nevojë për laksative.

Sëmundja e mëngjesit – Kjo manifestohet në fillim të shtatzënisë ku gratë kanë të vjella në mëngjes. Me ngrënien e bananeve në mes të ushqimeve ditore ndihmon që nivelet e sheqerit në gjak të rrinë në nivel dhe kështu shmang sëmundjen e mëngjesit.

Ulcerë – Banania përdoret si ushqim kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të materies së butë të saj. Gjithashtu, neutralizon aciditetin e tepërt dhe zvogëlon iritimin e mbështjellësit të stomakut.

Çrregullimet – Është një formë e depresionit që ndodh tek disa njerëz gjatë ndonjë sezoni sidomos kur janë më pak të ekspozuar në diell. Bananet ndihmojnë ata që vuajnë nga kjo gjendje, për shkak se ato përmbajnë triptopan, rregullues natyral i gjendjes emocionale.

Duhanpirja – Bananet gjithashtu ndihmojnë ata që provojnë të lënë duhanin. Vitaminat B6 dhe B12 që përmbajnë gjithashtu potasium dhe magnez, ndihmojnë trupin të shërohet nga shkëputja e efekteve të nikotinës.

Stresi – Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e të rrahurave të zemrës, dërgon oksigjen në tru dhe rregullon balancën e ujit në trup. Kur jemi të stresuar ritmi i metabolizmit shpejtohet kështu duke zvogëluar nivelet e potasiumit. Këto mund të ribalancohen me ndihmën e bananeve që janë shumë të pasura me potasium.

Sulmet në tru- Sipas hulumtimeve në The New England Journal of Medicine, të hani banane si pjesë normale e dietës mund të zvogëloni dukshëm rrezikun e vdekjes nga pika në tru për gati 40%.

Lythat-Ata të cilët ndjekin alternativat natyrale përbetohen se nëse doni të vrisni një lyth merrni lëkurën e bananes dhe vendose në lyth duke e lënë pjesën me ngjyrë të verdhë të lëkurës përmbi. Shtrëngoje lëkurën në vend me shirit ngjitës (izolues) dhe shërohu nga lythat!

Djegiet e stomakut- Bananet kanë efektin natyral antiacid në trup e nëse vuani nga thartira provo të hash banane për t’u çliruar.

Kontroll të temperaturës – Shumë kultura të tjera e shikojnë bananen si frut freskues që mund të ulë si temperaturën fizike ashtu edhe atë emocionale tek nënat që presin të lindin. Për shembull në Tailandë nënat shtatzëna hanë banane për të siguruar që fëmijët e tyre lindin me temperaturë “të freskët”/zeri.info


TË NGJASHME