HomeRajon

Banda e drogës u kap me 450 kg hashash,ç’po ndodh me 3 shqiptarët

Policia gjermane në Dresden ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik droge. Bandës i është sekuestruar 450 kilogramë hashash. Hetimet ndaj anëtarëve të bandës së drogës kishin nisur që në vitin 2018, ndërsa tashmë 3 shqiptarë janë paraqitur në gjykatë.

Prokurori Deri von Borries tha se tre shqiptarët e paraqitur në bankën e të akuzuarve janë përgjegjës për transportimin e 450 kilogramë lëndë narkotike. Shqiptarët e prangosur janë Florind T. 33 vjeç, vëllai i tij Lisander T. 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i ngushtë i vëllezërve Erblin F. 38 vjeç, shkruan gazeta e përditshme gjermane “Bild”.

Tre shqiptarët akuzohen se kanë shpërndarë drogë në rajonin e Dredenit, duke pasur si një pikë përbashkuese të “takimeve” mes anëtarëve të bandës kriminale pranë Spitalit Universitar të Dresdenit.

Hetuesit kanë gjetur në banesën e një prej të pandehurve edhe armë kallashnikov AK47 si dhe dy pistoleta. Prokurori tha se kemi të bëjmë me persona që kanë formuar një bandë të mirfilltë në tregti droge. Dyshohet se banda ka më shumë anëtarë. Shqiptarët janë në gjyq, ndërsa procesi vijon. Gjykim tjetër pritet në muajin qershor të vitit 2019.


TË NGJASHME