HomeLajmi i Fundit

Banesa në flakë, shpërthen bombola e gazit

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës. Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Banorët janë alarmuar pasi shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë shumë i fuqishëm.