HomeSociale

Banesat sociale, ja vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira. Në vendim përcaktohen kriteret, por nuk thuhet nëse këto ndërtesa shkojnë veçanërisht për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas vendimit, këto banesa do të blihen kur çmimi i tyre është më i ulët se kostoja e ndërtimit të banesave të reja, por përjashtim përbëjnë rastet e përcaktuara në nenin 21 të ligjit nr.22/2018, çka do të thotë se banesat me çmimin e tregu blihen  në rastet e emergjencave. Njësitë vendore ose Shërbimi Kombëtar i Strehimit mund t’i blejë këto banesa drejtpërdrejt në treg të lirë ose nga shitja e banesave në ankandin e organizuar nga përmbaruesi gjyqësor, pasi ka mbaruar ankandi i parë.

Vendimi i qeverisë thotë se banesat në fjalë duhet të plotësojnë normat dhe kushtet e parashikuara në legjislacionin në fuqi, por në pikën pasardhëse, thuhet se “mungesa e “elementeve të përshtatshmërisë së banesave për persona me aftësi të kufizuara ose prania e problemeve teknike si lagështia, rrjedhja e tubacioneve e të tjera, të ngjashme me to, nuk përbëjnë detyrimisht arsye për refuzimin e blerjes, nëse kostot për riparimin e tyre së bashku me çmimin e ofruar për shitje nuk tejkalojnë koston e ndërtimit të një banese të re. Vlera e investimit i shtohet vlerës me të cilën është blerë banesa për llogaritjen e masës së qirasë mujore”.

Sipas vendimit, njësia e vetëqeverisjes vendore ose Enti Kombëtar i Banesave mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit, kur me të ardhurat e tyre nuk përballojnë financimin për blerjen e objektit dhe/ose investimin për përshtatjen e tij gradualisht me kushtet, normat dhe standardet në fuqi.

1
2
3
4

TË NGJASHME