HomeUdhëtime

Banka Botërore: Rreth 58 mijë emigrantë kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri

Nuk janë vetëm shqiptarëtkërkojnëjetojnë jashtë. Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data janë rreth 57, 616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, bazuar kjo në të dhënat e Bankës Botërore. Prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune.

Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.

Ndër arsyet kryesoretërheqjes së të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë është ajo turke, pasur më pas nga kinezët.

Edhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët. Në vitin 2000, për shkak se në Kosovë vijonin trazirat e pas luftës për shkëputjen nga Serbia, shumë shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri. Prandaj viti 2000 shënon rekord të numrit të të huajve me rreth 77 mijë të huaj.

Në rajon Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madhe e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj.

Bosnje Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë.

Në botë rekordin për numrin më të lartë të të huajve e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 46.6 milionë emigrantë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur prej vitesh politika për tërheqjen e forcës punëtore në vend, megjithatë së fundmi presidenca e Donald Trump po i shtrëngon ato. Një nga premtimet elektorale të Trump ishte ndërtimi i një muri në kufirin ndarës me Meksikën për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Amerikano Latinët kanë përqindjen më të lartë të emigrantëve në SHBA.

Në vend të dytë për sa i përket numrit të emigrantëve është Gjermania. Nga të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015, numri i emigrantëve atje ishte 12 milionë. Qeveria gjermane vendosi që të kishte politika lehtësuese për pranimin e emigrantëve dhe refugjatëve, veçanërisht të atyre që iknin prej vendeve në konflikt. Gjithashtu popullsia gjermani po përjeton fenomenin e plakjes së popullsisë dhe për këtë po ndjekin masa politika për tërheqjen e profesionistëve, veçanërisht të mjekëve, infermierëve dhe kujdestarëve për të moshuar dhe fëmijë. Shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë janë rekrutuar për të punuar në sistemin shëndetësor gjerman.

Vendi i tretë për numrin më të madh të emigrantëve është Rusia me 11.6 milionë emigrantë, pasuar nga Arabia Saudite me 10.1 milionë. Shteti arab përjetoi një bum ekonomik në dekadat e fundit për shkak të tregtisë së naftës (arit të zi). Kompanitë rekrutuese në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë burime njerëzore për të punuar në Arabinë Saudite veçanërisht në sektsektorët e shërbimit./monitor


TË NGJASHME