HomeLajme

Banka e Shqipërisë hedh në treg 10 lekëshin e ri

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re me vlerë 10 lekë. Mësohet se monedha e re do të jetë në treg duke filluar nga data 25 qershor 2019.

Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.


TË NGJASHME