HomeSociale

Banorët e Astirit i paraprijnë protestës së thirrur nga opozita

Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre kundër shembjesbanesave dhe bizneseve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim në vlerë 100% të pronës së tyre.

Ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga kjo protestë, banorët e Astirit janë zhvendosur për tek rreth-rrotullimi i doganës, ose ndryshe tek “ish-sheshi Shqiponja”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në  drejtime të ndryshme.

Ata shprehen të vendosur në protestën e tyre deri në anulimin e plotë të këtij projekti, që sipas tyre është korruptive dhe vjedh qytetarët shqiptarë.

 


TË NGJASHME