HomeSociale

Banorët e Unazës, 158 ditë në protestë

Protesta e banorëve të Unazës së Revazhdon, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 158 të protestës së Unazës së Re dhe sot banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit Edi Rama.

Një nga protestuesit me akuza të ashpra ndaj Qeverisë aktuale u shpreh se qëllimi i vetëm është mbrojtja e shtëpive të tyre.

“Unë personalisht dhe të gjithë këtu mbështesim policinë e ndershëm.  I njohim të gjithë do vijë dita do japin llogari.

Kemi dalë për të mbrojtur shtëpinë tonë.  Ndoshta na vrasin të gjithëve. Amanet e kemi kush na prek shtëpinë me fëmijët e ka personale me mua.

Po deshet me ardhë si vëllezër hajdeni, si cuba mos na hajdeni. Jemi mbledhur këtu, këtu rezistuar dhe rezistojmë për të mbrojtur shtëpitë tona . Ai ka hallin e kullave, nuk ka përçarje këtu. Këtu jemi të gjithë për një qëllim s’ka vend për komandues, prandaj dhe sa më të bashkuar. “-u shpreh një nga banorët gjatë protestës.


TË NGJASHME