HomeSociale

Banorët në protestë kundër prerjes së pyllit

Aktvistë dhe mbrojtës të mjedisit i janë bashkuar sot protëstës së banorëve të “Plepat e Brukes”, në Laknas, të cilët kundërshtojnë prerjen e pyllit dhe ndërtimin aty të një thertoreje. 

Aktivisti Aulon Bej Kalaja ka postuar foto nga proetsta e sotme, teksa thote se banoret qe protestojne po shoqerohen me force ne polici.

“Ky pyll i mbron ata nga permbytjet, i pastron ajrin e rende te lumit te Tiranes dhe eshte bekim per 100 e ca familje qe jetojne aty. Sa i perket thertores, kjo qeveri ka miratuar nje ligj qe nuk mund te ndertohet nje thertore prane zonave te banuara, aq me keq akoma, 20 metra larg shtepive”- shkruan ai. 

Postimi i Aulon Bej Kalaja

Sot, ne mbrojtje te banoreve te “Plepat e Brukes”, ne Laknas, pasi pushteti kerkon qe t’iu prese pyllin dhe t’ia shkaterroje zonen, duke dashur te ndertoje aty nje thertore. Banoret e kesaj zone, me hunj neper duar dhe me zemer e mendje te vendosur per te mbrojtur pyllin qe e kane bere me duart e veta prej 300 vjetesh. Ky pyll i mbron ata nga permbytjet, i pastron ajrin e rende te lumit te Tiranes dhe eshte bekim per 100 e ca familje qe jetojne aty.
Sa i perket thertores, kjo qeveri ka miratuar nje ligj qe nuk mund te ndertohet nje thertore prane zonave te banuara, aq me keq akoma, 20 metra larg shtepive. Ne kushtet qe vetem zona Laknas, Berxull, Valias ka 3 thertore te medha, perse u dashka nje tjeter po ne ate zone, kur dime se aktualet nuk punojne me kapacitete te plota. Nuk kemi asgje me biznesin qe ka mare persieper kete gje, madje nuk i njohim, por e kemi me kete pushtet qe pa bere asnje degjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kerkon t’iu grabise pyllin ketyre banoreve. Si pasoje e rezistences ss banoreve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamez, ka bere disa shoqerime te tyre ne polici. Kete gje kerkuan te benin dhe ne oren 13:00, por ne i ndaluam.
I bejme thirrje institucioneve pergjegjese, te ndalin kete masaker dhe te vendosin dialog me banoret e zones dhe jo te bejne shoqerime ne polici.

protesta1
protesta2
protesta3
protesta5
protesta6
prptesta4

TË NGJASHME