HomePolitikë

Banorët në protestë: Qeveria të mbajë premtimin për …

Nuk kanë kaluar 46 ditë, në Qafzezë të Kolonjës, ende nuk është hapur asnjë themel ndaj banorët dolën në protestë para bashkisë.

Fundi i vjeshtës sipas premtimit të qeverisë duhet ti gjejë me shtëpi të reja banorët e Juglindjes që mbeten të pastrehë nga tërmeti i 1 Qershorit.

Ata kërkuan mbajtjen e premtimit.

Banor: ” Nuk po na mbështet as bashkia, as qeveria, askush. Na kanë lënë në mëshirë të Zotit.”

Banorët thonë se verën po e kalojnë në çadra e kasolle, por mungesa e përgjigjes dhe angazhimit të institucioneve të shtetit siç thonë, mund ti lërë pa çati mbi kokë edhe në dimër.

Banor: “Të na lësh në çadër në këtë temperaturë që është 40 gradë sot, po nesër vjen dimri çfarë të bëjmë.”

Në rast se ndërhyrja do të vonojë, banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat.

Banor: “Do të bllokojmë rrugën kryesore. Nuk na shikon njeri me sy fare.”

Në të gjithë juglindjen janë 124 shtëpi që u shembën nga tërmetet e fillim qershorit.


TË NGJASHME