HomeShowbiz

Banorja e Big Brother e lidhur me Atdheun?! Kjo video po i befason të gjithë

Mund të duket si e pavërtetë, por Einxhel Shkira, banore e BBV, dhe Atdhe Xheravina, ish-konkurrent në Përputhen, janë takuar për t’u njohur me njëri-tjetrin para disa kohësh dhe kjo është e dokumentuar me video.

Kur Olsa Muhameti ishte gazetare në Abc News dhe të ftuar kishte Einxhelin, ajo vendos që t’I gjejë një burrë në plazh.

Të dyja i bien plazhit rreth e përqark për të gjetur një djalë që pranonte të takonte dhe të njihte Einxhel.

Kur Olsa pyeste Atheun nëse dëshiron që të njihte një vajzë të bukur (Einxhel në këtë rast), ai pranon dhe zhvillojnë takimin mes tyre, i cili shkon goxha mirë. Por a e kanë vijuar njohjen dyshja?! Këtë nuk dimë ta themi me siguri, megjithatë publikisht Einxhel nuk i njihet asnjë nga djemtë që mund të ketë pasur marrëdhënie.

VIDEO:


TË NGJASHME