HomeSport

Barazimi me Nigerinë, Tite shpërthen në konferencën pas ndeshjes

Pas barazimit me Nigerinë, trajneri i Brazilit Tite, u shfaq tejet nervoz në konferencën pas ndeshjes.

Gjatë konferencës për shtyp, Tite u shpreh: “Duke parë lojën që bëmë, rezultati i kësaj ndeshjeje ishte gënjeshtar. Në pjesën e dytë ishim thjesht fantastikë, por topi nuk donte që të hynte në rrjetë. Vërtet u kursyem dhe nuk ishim të qartë në fraksionin e parë të lojës, por Brazili i vërtetë është ai që pamë në 45- minutëshin e dytë, ndonëse është e thjeshtë që të kritikosh. Këta lojtarë kanë gati 3 muaj që luajnë çdo tri ditë dhe nuk mund të jenë gjithmonë në maksimum, madje vijnë edhe dëmtime për të cilat na vjen shumë keq. Ndryshe nga ndeshja me Senegalin, jam i kënaqur nga ajo që dhamë kundër Nigerisë, prandaj nuk i pranoj aspak kritikat në drejtimin tonë”.


TË NGJASHME