HomeSport

Barcelona i nështrohet dëshirave të Messit, kërkon kapitenin e Anglisë në ekip

Barcelona ka nisur që tani të mendojë për merkaton e verës ku pritet që katalanasit të jenë aktivë me emra të mëdhenj.

Leo Messi mbetet në qendër të projektit, i cili ka njoftuar drejtuesit më të lartë të Barcelonës se do të qëndrojë në “Camp Nou” vetëm nëse ekipi ndërton një ekip cilësor dhe me mentalitet fitues.

Dëshira e Messit është që të fitojë me Barçën edhe njëherë Champions League dhe për këtë duhen emra të mëdhenj në ekip.

E përditshmja sportive në Spanjë “Sport”, ka publikuar lajmin se Barcelona ka ndërmend disa emra dhe konkretisht nga Anglia për të shënuar një trasferim të madh këtë verë.

Barcelona ka vënë nën shënjestrën e saj kapitetin e Anglisë, Harry Kane, si një ndër lojtarët idealë për të qenë krah Messit në sulm.

Momentalisht Harry kane aktivizohet tek Tottenham, por nuk ka shprehur ndonjëherë se nuk ta linte ekipin londinez në të ardhmen e tij, kështu që Barcelon do të ishte ekipi ideal për anglezin.


TË NGJASHME