HomeSport

Barcelona me një këmbë në finale, Liverpool kërkon përmbysjen

Humbja 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë, i vështirësoi së tepërmi planet e Jürgen Kloppdhe Liverpool. Përmbysja në ndeshjen e kthimit është një opsion, por në ndeshjen e kthimit, Klopp duhet të bëjë pa shërbimet e dy lojtarëve kryesorë si Mohamed Salah dhe Roberto Firminho. Të dy sulmuesit, nuk arritën të rekuperoheshin kë kohë për ndeshjen e kthimit, duke vështirësuar punën e Liverpool për përmbysjen e madhe.

Kjo gjë u pranua edhe nga trajneri gjerman në konferencën për shtyp, megjithatë nuk mund të flitet për një “dorëzim pa kushte”. “Për ne është ndeshja e tretë në gjashtë ditë, ndërsa Barcelona bëri rotacion në fundjavë. Ne duhet të jemi të zotët të mbrohemi mirë, të mos pësojmë gold he të jemi të fortë në sulm. Do ta provojmë, por kjo nuk do të thotë se do t’ia dalim. Nëse po, do të ishte e mrekullueshme, në të kundërt do të dështonim në mënyrën më të bukur të mundëshme” , tha Klopp. Tekniku gjerman, gjithashtu kërkoi ndihmën e tifozerisë sot në “Anfield”, për të përkrahur ekipin.

Për Ernesto Valverden, probleme te tilla nuk ka, megjithatë kur tekniku spanjoll, nuk është i qetë në këtë pjesë. Përmbysja e Romës vitin e kaluar është mësim i madh për teknikun dhe futbollistët. “Rezultati i ndeshjes së parë nuk ndryshon asgjë. Nuk duhet ta mendojmë. Duhet ta përgatisim këtë sfidë si një finale. Duhet të sulmojmë dhe të fitojmë, pasi e kemi ende të freskët mësimin që morëm vetëm një vit më parë nga Roma”, tha Valverde, që ndërkohë konfirmoi sërish treshen e sulmit Messi – Suarez – Coutinho.

Mungesa e vetme e madhe është Dembele, ndërsa me biletën e finales në dorë, katalunasit duhet të jenë të kujdesshëm edhe me kartonët e verdhë.


TË NGJASHME