HomeSport

Barcelona nuk bind pa Messin, Levante i mposht në Kupën e Mbretit

Levante ka surprizuar ekipin e Barcelonës duke e mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit. Vendasit e nisën për mirë ndeshjen, pasi vetëm pas katër minutave lojë arritën të gjenin golin duke kaluar në epërsi me anë të Cabaco-s.

Kur pritej që Barcelona të kundër përgjigjej dhe të barazonte rezultatin, ndodhi e kundërta. Ishin futbollistët vendas që arritën përsëri të shënonin në portën e Jasper Cillessen.

Emanuel Boateng shërbeu bukur sulmuesin Borja Mayoral i cili shënoi për 2-0. E në minutën e 85-të, katalanasit arritën të ngushtojnë rezultatin me anë të Philippe Coutinhos që shënoi me penallti duke ngushtuar rezultatin në 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të sfidës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Camp Nou ku katalanasit do të provojnë shanset për të kaluar në çerekfinale.


TË NGJASHME