HomeSport

Barcelona ofron 60 milionë euro për De Ligt

Barcelona beson se do ta përmbyllë marrëveshjen për transferimin e Matthijs de Ligt  brenda muajit të ardhshëm.Risultati immagini per Matthijs de Ligt

Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barcelona i ka ofruar 60 milionë euro për holandezin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, të ngjashme me bashkëlojtarin e tij, Frenkie de Jong Un.

Barcelona tentoi të arrijë marrëveshje me De Ligt në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo një gjë e tillë u pamundësua për shkak të kërkesave të shumta të futbollistit. Mbrojtësi holandez nuk ishte i sigurt se e donte transferimin në Barcelonë, pasi që klubi spanjoll nuk mund t’ia garantonte një vend në formacionin e parë.

Immagine correlata

De Ligt do të duhet të luftojë me Gerard Pique për pozitën e qendërmbrojtësit. Barcelona synon ta bindë holandezin me premtimin se ai do të jetë i rëndësishëm për klubin për të tashmen, edhe në të ardhmen.

Risultati immagini per matthijs de ligt barcelonaDe Ligt kërkohet nga Juventus, PSG dhe Bayern München. Ai duhet ta marrë një vendim për të ardhmen e karrierës së tij dhe për momentin ai e ka zgjedhur Barcelonën.

https://www.youtube.com/watch?v=xEW3qCd5TjA


TË NGJASHME